HomeAktualeParalajmëron Trump: Po e marrim vendimin përfundimtar për Iranin tani

Paralajmëron Trump: Po e marrim vendimin përfundimtar për Iranin tani

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarët e tij më të afërt, për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me një marrëveshje të mundshme me Iranin.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Trump përmes një postimi në platformën Truth Social, ku ka zbuluar edhe disa nga kushtet kryesore të marrëveshjes që po diskutohet.

“Do të zhvilloj tani një takim në Situation Room për të marrë një vendim final”, ka shkruar Trump në postimin e tij të gjatë të publikuar pak para orës 11:00 sipas kohës lokale në SHBA.

Sipas presidentit amerikan, një nga kushtet kryesore është që Irani të pranojë zyrtarisht se nuk do të zotërojë kurrë armë apo bomba bërthamore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Trump po ashtu ka kërkuar që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë për qarkullimin detar, pa tarifa apo kufizime për anijet që kalojnë në këtë korridor strategjik ndërkombëtar.

Ai deklaroi gjithashtu se minat e vendosura nga Irani në këtë zonë detare duhet të hiqen menjëherë.

Në postimin e tij, Trump shtoi se bllokada amerikane ndaj ngushticës do të hiqet, duke lejuar anijet që kanë mbetur të bllokuara të rifillojnë lëvizjen normale.

Një tjetër çështje e ndjeshme në negociata mbetet stoku i uraniumit të pasuruar të Iranit.

Sipas Trump, materiali bërthamor do të merret nga Shtetet e Bashkuara dhe do të shkatërrohet në koordinim me autoritetet iraniane.

Presidenti amerikan bëri të ditur gjithashtu se aktualisht nuk do të ketë shkëmbim parash mes palëve, duke lënë të kuptohet se çdo lehtësim financiar për Iranin do të mbetet i pezulluar deri në një njoftim tjetër.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare dhe pritet të kenë ndikim të madh në zhvillimet diplomatike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme.

Lajmet e Fundit

Hamza prezanton zotimin e dytë qeverisës: Krizave do t’u themi STOP, me PDK-në në qeveri nuk do të ketë qytete pa rrymë

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur...

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive

Bazuar në rezultatet e analizave diagnostike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë...

Para finales PSG – Arsenal, Ademi bashkëbisedon me Wenger dhe Dukën

President i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se para nisjes për në finalen e...

Kombëtarja e Kosovës, udhëtim komod me charter privat VIP

Udhëtim komod me charter privat VIP, paraqitje kampionësh me Adidas dhe ekip me mentalitet...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...