HomeAktualeOVLUÇK-ja: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie...

OVLUÇK-ja: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

spot_img

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me kërkesat e fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin e pretenduar të pengimit të drejtësisë.

Sipas OVLUÇK-së, kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme.

“Për ne, këto kërkesa nuk janë befasi. Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia. Është e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë. Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim. Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj. OVL UÇK nuk pret lajme të mira nga një Prokurori e tillë, megjithatë, ne presim drejtësi nga gjykatësit. Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

Lajmet e Fundit

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Kosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë...

Hoxhaj thërret qytetarët në Marshin për Liri: Mos mungo! Nesër i gjithë populli në Prishtinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i...

Dukagjini vazhdon serinë pozitive, mposht Malishevën dhe ngjitet në vendin e dytë

Dukagjini ka shënuar fitore në përballje me Malishevën, në ndeshjen e fundit të javës...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...