HomeAktualeOVL-UÇK takon ambasadorin britanik, në fokus shqetësimet e veteranëve

OVL-UÇK takon ambasadorin britanik, në fokus shqetësimet e veteranëve

spot_img

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me fokus te çështjet që preokupojnë veteranët dhe zhvillimet aktuale që lidhen me ta.

Takimi u zhvillua nën udhëheqjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij priti ambasadorin britanik.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, gjatë takimit u diskutua për çështjet dhe shqetësimet kryesore të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit që lidhen me pozitën dhe të drejtat e tyre.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së vlerësuan mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë e raporteve të mira ndërmjet dy vendeve.

“Takime të tilla janë të rëndësishme për të përcjellë drejtpërdrejt zërin e veteranëve tanë te miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e PISA 2025, Kosova mbetet nën mesataren e OECD-së

Janë publikuar rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) 2025, ku Kosova...

Abdixhiku reagon ndaj Hotit e Bajramit: Nuk rrotullohet shteti për një ambicie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur deklaratave të mbrëmshme të Avdullah Hotit...

Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar nga gjykata me...

Siguria, sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme janë themel i një Kryeqyteti që zhvillohet dhe ecën përpara

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Shefin e ri të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...