HomeAktualeOKB-ja paralajmëron, alarm global i të nxehtit “El Nino”

OKB-ja paralajmëron, alarm global i të nxehtit “El Nino”

spot_img

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM), agjenci e specializuar e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik “El Nino” mund të nisë brenda javëve në vijim dhe të intensifikohet gjatë pjesës së mbetur të vitit 2026.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, rikthimi i këtij fenomeni natyror mund të ndikojë ndjeshëm në temperaturat globale, duke i shtuar presionin një planeti që tashmë po përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Meteorologët paralajmërojnë se kombinimi i ngrohjes globale me një El Nino të fuqishëm mund të sjellë pasoja të rëndësishme në shumë rajone të botës.

Mes efekteve të pritshme përmenden rritja e valëve ekstreme të të nxehtit, periudha më të gjata thatësire në disa zona, si dhe reshje intensive dhe përmbytje në rajone të tjera.

Sipas disa agjencive kombëtare të motit, ekziston mundësia që fenomeni i ri të shndërrohet në një nga El Nino-t më të fortë të regjistruar ndonjëherë, duke marrë përmasat e një të ashtuquajturi “super El Nino”.

Ekspertët po monitorojnë vazhdimisht kushtet klimatike në Paqësor, pasi ndryshimet në këtë rajon luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e fenomenit dhe në ndikimin që ai mund të ketë në shkallë globale.

Çka është El-Nino?

El Nino është një fenomen natyror klimatik që shfaqet periodikisht kur ujërat sipërfaqësore në pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor ngrohen më shumë se niveli normal.

Ky proces ndikon drejtpërdrejt në qarkullimin atmosferik dhe mund të ndryshojë modelet e motit në shumë pjesë të botës.

Historikisht, episodet e forta të El Nino-s kanë qenë të lidhura me temperatura rekord në nivel global, thatësira të gjera, zjarre pyjore, stuhi të fuqishme dhe reshje ekstreme, duke shkaktuar pasoja të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore.

Për këtë arsye, organizatat ndërkombëtare dhe qendrat meteorologjike po ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të kuptuar ndikimin real që do të ketë fenomeni i ri El Nino në klimën globale.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...