HomeAktualeNënshkruhet marrëveshja prej 8.78 milionë frangash për transformimin e gjelbër të bizneseve

Nënshkruhet marrëveshja prej 8.78 milionë frangash për transformimin e gjelbër të bizneseve

spot_img

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, kanë nënshkruar marrëveshjen pesëvjeçare për zbatimin e projektit “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK)”.

Marrëveshja është realizuar ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me bashkëfinancim nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), dhe do të zbatohet gjatë periudhës 2026–2031.

Përmes këtij projekti, me vlerë të përgjithshme prej 8.78 milionë frangash zvicerane, synohet mbështetja e tranzicionit të gjelbër të sektorit privat në Kosovë, me fokus në rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë klimatike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Projekti do të kontribuojë në promovimin e teknologjive më të pastra, rritjen e efikasitetit të përdorimit të burimeve, adoptimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se transformimi i gjelbër i industrisë dhe ekonomisë është një nga prioritetet strategjike të ministrisë, duke shtuar se investimet në inovacion, teknologji të qëndrueshme dhe zhvillim të sektorit privat janë thelbësore për rritjen ekonomike afatgjatë të vendit.

Sipas saj, projekti do të ndihmojë në fuqizimin e ndërmarrjeve vendore, promovimin e investimeve të gjelbra, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përfshirjen më të madhe të kategorive të nënpërfaqësuara në zhvillimin ekonomik.

Me këtë rast, ministrja falënderoi Qeverinë e Zvicrës, SDC-në, SIDA-n dhe partnerët e tjerë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin zhvillimor dhe ekonomik të vendit.

Lajmet e Fundit

Eljona konfirmon lidhjen me Klodin

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe përpjekjesh të dështuara për të përmirësuar marrëdhëniet,...

Përqafimi i shekullit mes Messit dhe Yamal që po përlot botën!

Një imazh i vetëm ka mjaftuar për të ndalur frymën e miliona tifozëve anë...

Mbappe shpallet top-golashënuesi i Botërorit 2026

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë i...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...