HomeAktualeNATO përkujton sot 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit

NATO përkujton sot 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit

spot_img

NATO do të përkujtojë sot 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni që do të mbahet pranë Memorialit të 11 Shtatorit dhe Nenit 5, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në ceremoni do të marrë pjesë zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Misionit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Scott Oudkirk, dhe Përfaqësuesin Ushtarak të ShBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant William D. “Hank” Taylor.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Aleancës, si dhe pjesëtarë të komunitetit diplomatik, ushtarak dhe ndërkombëtar të NATO-s, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia do të shënohet me një minutë heshtje në orën 14:46, pikërisht në minutën kur, 25 vjet më parë, ndodhi sulmi i parë ndaj Kullës së Veriut të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, thuhet në njoftimin e Aleancës Veriatlantike

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, i Ngarkuari me Punë i Misionit të ShBA-së në NATO, Scott Oudkirk, dhe Përfaqësuesi Ushtarak i ShBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant William D. “Hank” Taylor, do të mbajnë fjalime të shkurtra përkujtimore.

Në nderim të viktimave të sulmeve terroriste dhe sakrificës së pjesëtarëve të forcave të armatosura që kanë shërbyer dhe kanë humbur jetën që prej asaj kohe, flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në selinë e NATO-s.

Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë edhe në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë (ACO) në Mons të Belgjikës dhe në Komandën Aleate për Transformim (ACT) në Norfolk të Virxhinias.

Sulmet e 11 shtatorit 2001 në ShBA shënuan herën e parë në historinë e NATO-s që u aktivizua Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, sipas të cilit një sulm i armatosur ndaj njërit.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, i Ngarkuari me Punë i ShBA-së dhe Përfaqësuesi Ushtarak i ShBA-së në NATO do të ecin drejt Memorialit të 11 Shtatorit dhe do të marrin pjesë në vendosjen e kurorës me lule nga dy ushtarë amerikanë me uniformë, përpara memorialit.

Lajmet e Fundit

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Kosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë...

Hoxhaj thërret qytetarët në Marshin për Liri: Mos mungo! Nesër i gjithë populli në Prishtinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i...

Dukagjini vazhdon serinë pozitive, mposht Malishevën dhe ngjitet në vendin e dytë

Dukagjini ka shënuar fitore në përballje me Malishevën, në ndeshjen e fundit të javës...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...