HomeAktualeKurti: Republika ka presidente të re, Justina Shiroka-Pula – Kosova ka institucione...

Kurti: Republika ka presidente të re, Justina Shiroka-Pula – Kosova ka institucione stabile

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të re të Republikës së Kosovës.

Kurti, përmes një postimi, ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova ka institucione stabile.

Ai ka përmendur edhe miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke deklaruar se do të punohet bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.
Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.
Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kurti.

Lajmet e Fundit

Pedro i jep fund karrierës: refuzon rikthimin në Spanjë

Pedro Rodriguez ka vendosur t’i japë fund karrierës në futbollin profesionist në moshën 39-vjeçare. Ish-sulmuesi...

Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka ndarë në Facebookun e saj një...

63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës

63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës. Komandanti i Zjarrfikësve...

Justina Shiroka-Pula inaugurohet Presidente e Republikës së Kosovës

Sot u zhvillua ceremonia solemne e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...