HomeAktualeKurti në Paris viziton ‘STATION F’, kampusin më të madh në botë...

Kurti në Paris viziton ‘STATION F’, kampusin më të madh në botë për startup-e

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampusin e njohur të teknologjisë dhe inovacionit ‘STATION F’ në Paris të Francës, ku është njohur nga afër me kompani dhe iniciativa të ndryshme në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kurti ka bërë me dije se ‘STATION F’ është një prej qendrave më të mëdha në botë për startup-e, e cila funksionon në një ndërtesë historike që dikur shërbente si depo kryesore mallrash dhe stacion trenash në kryeqytetin francez.

“Një ndërtesë njëshekullore, që ishte ngritur dhe kishte shërbyer si depo kryesore mallrash e stacion trenash në Paris deri në vitin 2000 kur ishte mbyllur, tash e mëse një dekadë është qendër e teknologjisë dhe invocacionit. Me rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë, dhe brenda saj, me më shumë se 700 investitorë, me qasje për më shumë se 9,000 startup-e dhe më shumë se 30 programe, ‘STATION F’ është aktualisht kampusi dhe inkubatori më i madh në botë për startup-e”, ka shkruar Kurti.

Kurti po ashtu ka shkruar se mes tjerash aty patën mundësi të takohen me përfaqësues kompanish që veprojnë në mes administratës publike, shkencës së sjelljes dhe inteligjencës artificiale, nëpërmjet zhvillimit të platformave të integruara për mbështetjen e vendimmarrjes dhe hartimin e politikave publike, por edhe me të tjera të teknologjisë së mbrojtjes (Defence Tech), të specializuara në zhvillimin e sistemeve autonome nënujore dhe dronëve detarë për mbrojtjen e flotave ushtarake, porteve dhe infrastrukturës kritike ujore.

“TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor. Potenciali është më i madh se kaq, andaj ndërtimi i një ekosistemi, krahas bashkëpunimit, shkëmbimeve, përvojave dhe partneriteteve me ekspertë e qendra të tilla, i shërben përmbushjes së tij”, ka shkruar Kurti.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rastet me fruth po...

Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Nlnë përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret...

Dy futbollistë të FC Prishtinës ftohen te Përfaqësuesja U19 e Kosovës

Dy futbollistët e FC Prishtinës, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, janë ftuar nga Përfaqësuesja...

Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshjet me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...