HomeAktualeKryetari Smajl Latifi: Agron Rrahmani ishte një nga figurat më të ndritura...

Kryetari Smajl Latifi: Agron Rrahmani ishte një nga figurat më të ndritura të luftës sonë çlirimtare

spot_img

“28 vjet më parë, ra heroikisht Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, një nga figurat më të ndritura të luftës sonë çlirimtare dhe njëri ndër njerëzit që jetën ia kushtoi lirisë së popullit shqiptar”, kështu ka vlerësuar për ketë përvjetor të heroit Rrahmani, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Kryetari Latifi ka theksuar se Agroni ishte nga ata burra që nuk u pajtuan kurrë me robërinë.

“Me ideal të pastër kombëtar, me zemër të madhe dhe guxim të rrallë, ai u bë pjesë e organizimit të hershëm të rezistencës së armatosur, duke u shquar si komandant i Njësitit të Parë Gueril “Rexhep Mala” të LKÇK-së. Bashkë me Bahri Fazliun – Gzimin dhe shumë veprimtarë të tjerë, ai i dha shpirt dhe drejtim luftës për çlirim, në kohën kur liria dukej larg, por besimi për të ishte më i madh se frika. Në përvjetorin e rënies së tij, e kujtojmë me nderim të thellë heroin që jetoi e luftoi me dinjitet, trimëri dhe përkushtim të pashoq për kombin. Vepra e Agron Rrahmanit mbetet frymëzim për brezat dhe dëshmi se liria e Kosovës u ndërtua mbi sakrificën e bijve më të mirë të saj. Lavdi e përjetshme heroit të kombit, Agron Rrahmani – Naseri! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri!”, ka shkruar Latifi.

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”,...

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...