HomeAktualeKrasniqi viziton Veselin në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre

Krasniqi viziton Veselin në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre

spot_img

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka theksuar se, edhe pas viteve të gjata dhe të vështira të procesit gjyqësor, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë të ruajnë dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi.

Ai e përshkroi Veselin si të palëkundur në bindjet e tij, me dashuri të madhe për Kosovën dhe me mall për vendin dhe qytetarët e saj.

Sipas Krasniqit, pritja e gjatë dhe shtyrjet e vazhdueshme të vendimit e bëjnë procesin edhe më të rëndë për të akuzuarit dhe familjet e tyre.

Postimi i tij:

Sot, një tjetër vizitë në Hagë, për ta takuar Kryetarin Kadri Veseli. Edhe pas gjithë këtyre viteve të gjata e të vështira, ai dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta mbajnë lart dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi.

Si gjithmonë, i fortë në bindjet e tij, me dashuri të pashuar për Kosovën dhe me mall të madh për njerëzit dhe vendin e vet. Kjo pritje e gjatë nuk është e lehtë për askënd, sidomos kur vendimi vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet pafundësisht.

Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në të drejtën që ky proces të marrë fund sa më parë, me një vendim të drejtë, të pa ndikuar dhe përfundimtar.

Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre aty ku përkasin: në atdheun e tyre, pranë familjeve dhe popullit të Kosovës. Deri atëherë, keni të fala të gjithë nga Kryetari dhe shokët e tij!

Lajmet e Fundit

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave ka barazuar 1:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në...

Guvernatori Ismaili prezanton stabilitetin financiar dhe reformat rregullative të Kosovës në Forumin Ekonomik të Stambollit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...