HomeAktualeKosova pranohet anëtare me të drejta të plota në ERRA

Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në ERRA

spot_img

Në Asamblenë e Përgjithshme të Asosacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë – (Energy Regulators Regional Association – ERRA), të mbajtur më 28 prill 2026 në Bratislavë, Sllovaki, Kosova është pranuar anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare të rëndësishme të rregullatorëve të energjisë.

Kosova ka qenë anëtare e asociuar e ERRA-s që nga themelimi i saj. Anëtarësimi me të drejta të plota përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale, duke mundësuar pjesëmarrje të plotë në proceset vendimmarrëse, përfshirë të drejtën e votës, si dhe një rol më të fuqishëm në zhvillimin dhe avancimin e praktikave rregullatore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky zhvillim dëshmon përkushtimin e qëndrueshëm dhe angazhimin aktiv të ZRRE-së në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të rregullimit të sektorit energjetik, si dhe kontributin e vazhdueshëm të ekspertëve të saj në forumet profesionale dhe iniciativat bashkëpunuese të ERRA-s.

ZRRE-ja mbetet e përkushtuar për të avancuar më tej kornizën rregullatore në Republikën e Kosovës, duke promovuar transparencë, qëndrueshmëri dhe integrim të tregut energjetik në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ZRRE do të intensifikojë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e politikave dhe mekanizmave që mbështesin një sektor energjetik të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...