Homeballine 2Kosova merr një pikë ndaj Izraelit në Debrecen

Kosova merr një pikë ndaj Izraelit në Debrecen

spot_img

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 0:0 me Izraelin në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Në një ndeshje me numër të kufizuar shikuesish, të organizuar nga Federata e Futbollit të Izraelit, Dardanët patën disa mundësi për të shënuar, por nuk arritën ta gjejnë rrjetën.

Në pjesën e parë, Izraeli pati iniciativën dhe rrezikoi në disa raste portën e Kosovës. Portieri Amir Saipi ishte në nivel të lartë dhe me disa pritje të sigurta mbajti portën e paprekur. Në minutën e 31-të, ai intervenoi në dy raste radhazi për ta shpëtuar portën e Kosovës.

Ndërkohë, Kosova pati rastin e parë të mirë pesë minuta më vonë, kur Lumbardh Dellova goditi nga distanca, por portieri izraelit ishte i sigurt në reagimin e tij.

Dardanët e nisën më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 52-të Muharrem Jashari pati mundësi të mirë për shënim, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Vetëm tri minuta më vonë, Saipi bëri edhe një pritje të rëndësishme, duke ndalur gjuajtjen e fortë të njërit prej futbollistëve izraelitë.

Përzgjedhësi Franco Foda bëri disa zëvendësime për ta freskuar skuadrën. Në minutën e 58-të në fushë u inkuadruan Leon Avdullahu, Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni, duke zëvendësuar Muharrem Jasharin, Milot Avdylin dhe Dion Kaçurin. Për Kaçurin kjo ishte paraqitja debutuese me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Më pas, në vend të Albion Rrahmanit u inkuadrua Milot Rashica, ndërsa në minutën e 77-të Valmir Matoshi ia liroi vendin Edon Zhegrovës. Ky i fundit pati një tentativë në fund të takimit, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Pas këtij barazimi, Kosova ka katër pikë dhe renditet në vendin e dytë në Grupin B3. Me katër pikë është edhe Irlanda, ndërsa Austria kryeson grupin me shtatë pikë. Izraeli mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Dardanët tani do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Austrisë, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajmet e Fundit

Presidenti i zgjedhjeve deri më 4 tetor, ushtrimi i mëtejshëm i detyrës trajtohet shpejt përmes sqarimit kushtetues

Sot, në konferencë për media, Eugen Cakolli dhe Vullnet Bugaqku nga KDI, prezantuan analizën...

KPK shkarkon kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra...

Albin Kurti takon presidentin e ShBA-ve, Donald Trump

"Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,...

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”. Sonte në orën 19:00

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...