HomeAktualeKosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të...

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

spot_img

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje me 62 vota për, duke i siguruar Kurtit mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

LVV-ja ka 53 deputetë në Kuvend, por Qeveria e re u mbështet edhe nga nëntë deputetë të komuniteteve joshumicë – tetë nga pakicat joserbe dhe nga Nenad Rashiq i pakicës serbe.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Deputetët e Listës Serbe morën pjesë dhe votuan kundër.

Përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se nuk do të prezantojë ndonjë program apo agjendë të re pasi që tha se zgjedhjet e përsëritura e kanë ndërprerë qeverisjen që do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.

Kurti tha se vizioni i Lëvizjes Vetëvendosjes do jetë i përqendruar te mirëqenia e qytetarve dhe mbrojtja e familjeve.

“Sot ky mandat është për ta kthyer fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në përditshmërinë e qytetarit”, tha Kurti.

Ai premtoi gjithashtu investime të ndryshme kapitale, si për themelimin e një kompanie ajrore në pronësi publike dhe krijimin e një rrjeti të transportit publik në tërë vendin.

Lajmet e Fundit

APELI i veteranëve të UÇK-së për BE-në dhe ambasadorët e huaj

Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së së UÇK-së Shumë ambasadorë të huaj, sikurse dje edhe BE-ja,...

Policia e Kosovës: Masat e sigurisë janë procedura të rregullta, jo “blindim” i vendit

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale, të cilat pretendojnë se...

Drita dhe Gjilani ndajnë pikët, Prishtina triumfon bindshëm ndaj Feronikelit 74

Dy ndeshje janë zhvilluar sonte në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës. Në derbin...

Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar

Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kontestuar kushtetutshmërinë e Qeverisë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...