HomeAktualeKomunat po përballen me ndërhyrje në kompetencat e tyre në aspektin juridik...

Komunat po përballen me ndërhyrje në kompetencat e tyre në aspektin juridik dhe financiar

spot_img

Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, mbajti takimin e rregullt të radhës, në të cilin u diskutuan çështje me rëndësi që ndërlidhen me aktet juridike dhe efektet e tyre në nivelin lokal.

Gjatë takimit, pjesëmarrësitë trajtuan shqetësimet lidhur me aktet juridike të miratuara nga niveli qendror, të cilat po sjellin pasoja të drejtpërdrejta për komunat, si në aspektin juridik ashtu edhe në atë financiar.

Në aspektin juridik, u theksua se disa nga këto akte po ndërhyjnë në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të komunave, duke kufizuar autonominë lokale dhe duke krijuar vështirësi në zbatimin e përgjegjësive komunale.

Po ashtu, në aspektin financiar, u diskutua se komunat po përballen me obligime dhe pasoja financiare që burojnë nga vendime apo kontrata për të cilat ato nuk kanë qenë palë në procesin e vendimmarrjes apo nënshkrimit.

Kjo situatë po ndikon negativisht në planifikimin buxhetor dhe funksionimin e rregullt të komunave.

Pjesëmarrësitë vlerësuan nevojën për koordinim më të madh institucional dhe përfshirje të komunave në proceset e hartimit dhe miratimit të akteve juridike që prekin drejtpërdrejt nivelin lokal.

Në përfundim të takimit, u dakordua që shqetësimet dhe rekomandimet e ngritura të adresohen tek institucionet përkatëse me qëllim të mbrojtjes së kompetencave komunale dhe garantimit të qëndrueshmërisë financiare të komunave.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...