HomeAktualeJoshua ia kap dorën Prengës dhe së bashku bëjnë shqiponjën

Joshua ia kap dorën Prengës dhe së bashku bëjnë shqiponjën

spot_img

Anthony Joshua nuk pranoi të komentojë për rivalin e tij të vjetër Tyson Fury gjatë konferencës për shtyp para meçit kundër boksierit shqiptar Kristian Prenga.

Dyshja gjatë fotografimit, bën së bashku shqiponjën, me britanikun që respektoi simbolin e shqiptarëve, raporton Telegrafi.

Joshua do të përballet me Prengën të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite, ndërsa në fund të konferencës u pyet nëse kishte një mesazh për Tyson Furyn. Megjithatë, britaniku e ndërpreu menjëherë pyetjen.

“Jo, jo, jo. Duhet ta respektoj kundërshtarin tim. Nuk dua të flas për Tyson Furyn, me gjithë respektin për të”, deklaroi Joshua.

Joshua rikthehet në ring për herë të parë pas një periudhe të vështirë personale, gjatë së cilës humbi dy miqtë e tij të ngushtë, Sina Ghami dhe Kevin Ayodele, në një aksident tragjik me makinë.

36-vjeçari vjen në këtë duel pas fitores ndaj Jake Paul në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjatë muajve të fundit është përgatitur në Valencia të Spanjës, ku ka zhvilluar kamp stërvitor së bashku me ish-kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda, Oleksandr Usyk.

Joshua theksoi se fokusi i tij është vetëm sfida e së shtunës.

“Jam plotësisht i përqendruar te kjo ndeshje. Synimi im është të arrij majën, por fillimisht duhet ta kaloj këtë pengesë. Nuk ka të ardhme nëse nuk e fitoj këtë duel.”

Prenga: Do ta fitoj me nokaut

Nga ana tjetër, boksieri shqiptar Kristian Prenga u shfaq shumë i bindur se mund të shkaktojë një nga befasitë më të mëdha të vitit në boks.

I pyetur se si e parashikon përfundimin e meçit, shqiptari u përgjigj shkurt: “Me nokaut”.

Prenga shtoi se e respekton shumë Joshuan, por beson se ka identifikuar dobësitë e tij.

“Çdo boksier ka dobësi dhe mund të rrëzohet. E respektoj Anthony Joshuan, por i kam studiuar pikat e tij të forta dhe të dobëta. Të shtunën do të tregoj se për çfarë jam përgatitur”, deklaroi Prenga.

Eddie Hearn: Joshua është në formën më të mirë

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, vlerësoi përgatitjet e boksierit britanik dhe theksoi se zgjedhja e Prengës nuk ishte rastësore.

“Anthony ka punuar më fort se kurrë më parë. Rikthimi i tij ka qenë fenomenal”.

“Ne e zgjodhëm Prengën sepse është një kundërshtar serioz. Të shtunën do të shohim nëse ai është gati të notojë me peshqit e mëdhenj apo jo”, ka thënë Hearn. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Eksporti në muajin qershor 2026 mbulon importin me 15,0 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e...

Dafina Zeqiri vjen krejt ndryshe në këngën e re (VIDEO

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e saj më të re. E titulluar “Syrin...

Rihanna ‘bombardon’ rrjetin, shfaqet joshëse në fotografitë e fundit

Rihanna ka ndezur rrjetin me paraqitjen e saj më të fundit. E veshur me një...

Dy vdekje nga HIV/AIDS në Kosovë, regjistrohen 21 raste të reja

HIV është një infeksion që mund të parandalohet. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...