HomeAktuale"Jo në emrin tim” te Kuvendi: Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve,...

“Jo në emrin tim” te Kuvendi: Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve, kërkojnë votimin e ligjit pa vonesë

spot_img

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim”, pas përfundimit të protestës së ditës së 18-të, kanë marshuar drejt njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, ku kanë kërkuar votimin pa vonesë të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në këtë aksion, protestuesit kanë lexuar një nga një emrat e 110 deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje që të veprojnë dhe ta votojnë projektligjin.

Aksioni është zhvilluar në kohën kur, sipas protestuesve, kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit. Ata kanë kërkuar që deputetët të mos e shtyjnë më tej votimin e ndryshimeve ligjore.

Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në ditën e 18-të, me kërkesën për veprime konkrete të institucioneve në mbrojtje të UÇK-së dhe të çlirimtarëve./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...