HomeAktualeIsh-ushtari i UÇK: Perëndimorët na tradhtuan, Specialja ka dhënë verdikt politik

Ish-ushtari i UÇK: Perëndimorët na tradhtuan, Specialja ka dhënë verdikt politik

spot_img

Ish-ushtari i UÇK-së dhe investitori shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar ndaj procesit dhe vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosova, Lushi tha se Kosova e kishte pranuar themelimin e Speciales me mirëbesimin se procesi do të zhvillohej sipas standardeve të gjykatave në demokracitë perëndimore.

Ai e cilësoi procesin gjyqësor si politik dhe tha se vendimi ka dëmtuar rëndë besimin në institucionet e drejtësisë.

“Perëndimorët na tradhtuan, shkurt shqip na tradhtuan, për arsye se ju interesoi një verdikt politik dhe me këtë unë mendoj që në fakt ata kanë humbur më shumë”, deklaroi Lushi.

Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me ish-krerët e UÇK-së, por edhe me mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.

Lushi tha se qëllimi, sipas tij, është “heqja e UÇK-së nga historia” dhe paralajmëroi se pasojat e vendimit mund të jenë të mëdha për Kosovën.

Lajmet e Fundit

Ademi në Gjermani, përgatitjet për ulëset e stadiumit në Hajvali

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur...

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit...

Qindra mërgimtarë shqiptarë mblidhen në Zürich kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Zürichut, në një tubim paqësor...

Virusi i Nilit Perëndimor ua mori jetën dy personave në Kosovë, deklarohet IKSHPK-ja

Në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV),...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...