HomeAktualeHoxhaj: 7 qershori është Dita D për Kosovën

Hoxhaj: 7 qershori është Dita D për Kosovën

spot_img

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në të cilën zgjedhjet e 7 Qershorit i cilëson si moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hoxhaj thotë se këto zgjedhje nuk janë për tema të zakonshme politike, por për drejtimin që do të marrë shteti në vitet e ardhshme.

“7 Qershori është Dita D. Dita kur e mbrojmë demokracinë, ose dita kur hapet rruga drejt diktaturës”, deklaron ai.

Hoxhaj akuzon qeverinë aktuale për krijimin e asaj që e quan “autokraci elektorale”, duke thënë se vendi ka mbetur pa Kuvend funksional, pa President dhe me institucione në krizë.

“Miliona të ndara pak ditë para zgjedhjeve nuk janë ndihmë. Janë frikë nga humbja. Shteti nuk guxon të bëhet vegël e një partie politike”, thekson ai.

Sipas tij, pushteti po përdor resurset shtetërore për interesa zgjedhore dhe po cenon parimin e garës së barabartë demokratike.

Në pjesën e dytë të videos, Hoxhaj bën thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar Kosova.

“Kosova nuk është ndërtuar për një njeri dhe as për një parti. Kosova është ndërtuar mbi sakrificën për liri, mbi demokracinë dhe mbi idealin e Republikës. Më 7 Qershor votohet për demokraci, për Republikën dhe për Kosovën”, shprehet ai.

Në fund të mesazhit, Hoxhaj ndalet edhe te procesi gjyqësor në Hagë, duke thënë se javët e ardhshme pritet një vendim historik për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“Vota për PDK-në është votë për lirimin e atyre që ia sollën Kosovës lirinë dhe pavarësinë”, deklaron Hoxhaj.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...