Një ditë para “Marshit për Liri”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka publikuar një pjesë nga dëshmia e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Hagë, gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq.
Në pjesën e publikuar nga Haziri, Rugova flet për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ajo u krijua nga populli dhe patriotët, pas fillimit të sulmit ushtarak ndaj Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga patriotët, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën, dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës”, kishte deklaruar Rugova në dëshminë e tij në Hagë.

