HomeAktualeHamza: Qytetarët kanë nevojë për paga më të larta dhe çmime më...

Hamza: Qytetarët kanë nevojë për paga më të larta dhe çmime më të ulëta, jo për propagandë

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e Afrim Mexhuanit në Obiliq, ku tha se gjendja ekonomike dhe vështirësitë e qytetarëve janë bërë të papërballueshme për shumë familje në Kosovë.

Hamza u shpreh se gjatë vizitës ka dëgjuar nga afër shqetësimet me të cilat përballen qytetarët çdo ditë, duke përmendur rritjen e çmimeve, pagat e ulëta dhe mungesën e perspektivës. “Jeta në Kosovë është bërë e vështirë për shumë familje. Në Obiliq, te familja e Afrim Mexhuanit, dëgjova nga afër brengat që sot i kanë mijëra qytetarë: çmime të larta, paga të pamjaftueshme dhe mungesë perspektive”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka kritikuar qasjen e qeverisë aktuale, duke thënë se vendi nuk ka nevojë për “propagandë e përçarje”, por për institucione që merren me problemet reale të qytetarëve.

Sipas Hamzës, Kosova ka nevojë për politika që sigurojnë paga më të larta, çmime më të ulëta dhe më shumë dinjitet për familjet kosovare.

Në fund të mesazhit të tij, kandidati i PDK-së ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit. “Më 7 qershor, ta bëjmë bashkë kthesën e madhe”, ka përfunduar ai.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...