HomeAktualeHamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë, ku para qindra qytetarëve ka shpalosur vizionin e PDK-së për ta nxjerrë Kosovën nga kriza ekonomike, politike dhe sociale.

Hamza tha se qytetarët e Kosovës po përballen çdo ditë me rritje të çmimeve, paga të pamjaftueshme, pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive, si pasojë e keqqeverisjes së gjashtë viteve të fundit.

“Kosova është në krizë. Politike. Ekonomike. Shoqërore. Për gjashtë vite kemi dëgjuar arsyetime, premtime dhe viktimizim. Por qytetarët sot jetojnë më keq se para gjashtë viteve”, deklaroi Hamza para qytetarëve prizrenas.

Ai theksoi se zgjedhjet e 7 qershorit janë një vendim mes stagnimit dhe ndryshimit, mes politikës së konflikteve dhe politikës së rezultateve konkrete për qytetarët.

Sipas Hamzës, Kosova ka nevojë për një qeveri që fokusohet në zhvillim ekonomik, rritje të pagave e pensioneve, investime të reja dhe përmirësim të shërbimeve publike.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër kritikoi mungesën e projekteve zhvillimore dhe raportet e tensionuara me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership i përgjegjshëm.

Hamza tha se fokusi i tij si Kryeministër do të jetë krijimi i vendeve të punës, rritja e pagave, zhvillimi ekonomik, mbështetja e bizneseve vendore, investimet strategjike dhe kthimi i besimit të qytetarëve në shtet.

Në fund të tubimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin ndryshimin dhe vizionin e PDK-së për zhvillim dhe mirëqenie.

“Ka vetëm një zgjedhje për ta ndalur krizën. Ka vetëm një zgjedhje për ta ndryshuar Kosovën. Më 7 qershor: STOP krizës. Ndrysho Kosovën. Voto PDK”, përfundoi Hamza.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...