Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar sërish para mediave, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, meqenëse Vlora Çitaku nuk u votua për nënkryetare.
Para gazetarëve, Hamza tha se për çdo shkelje kushtetuese që është përcjellë ky proces, PDK do të dërgojë lëndë në Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.
“Brenda afateve ligjore dhe kushtetuese. Këtu ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seancat e Kuvendit, deri në përgjigjen e plotë nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Hamza.

