HomeAktualeGoditje e re për qytetarët: Çmimet rriten 7.3 për qind

Goditje e re për qytetarët: Çmimet rriten 7.3 për qind

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin gusht 2026. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,3 % në muajin gusht 2026, krahasuar me muajin gusht 2025.

Në muajin gusht 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,3 % krahasuar me muajin gusht 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (21,1 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,8 %), restorante dhe shërbime akomodimi (5,4 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %), shëndetësi (4,2 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,8 %), mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (3,4 %), rekreacion, sport dhe kulturë (3,4 %), veshje dhe këpucë (3,0 %), ushqime dhe pije joalkoolike (2,6%) dhe informacion dhe komunikim (0,6 %).

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin: shërbimet arsimore (-0,5 %).

Në muajin gusht 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 1,3% krahasuar me muajin korrik 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (4,6 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0,8 %), mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,5 %), ushqime dhe pije joalkoolike (0,4 %), shëndetësi (0,4 %), informacion dhe komunikim (0,4 %), rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %), restorante dhe shërbime akomodimi (0,3 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,1 %), veshje dhe këpucë (0,1 %) dhe kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,1 %).

Lajmet e Fundit

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Kosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë...

Hoxhaj thërret qytetarët në Marshin për Liri: Mos mungo! Nesër i gjithë populli në Prishtinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i...

Dukagjini vazhdon serinë pozitive, mposht Malishevën dhe ngjitet në vendin e dytë

Dukagjini ka shënuar fitore në përballje me Malishevën, në ndeshjen e fundit të javës...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...