HomeAktualeFSK angazhohet për ndërhyrje në fshatin Sverkë të Pejës

FSK angazhohet për ndërhyrje në fshatin Sverkë të Pejës

spot_img

Pas pranimit të kërkesës nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me shpërthimin dhe përhapjen e zjarrit me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë të Komunës së Pejës, Qendra Operative e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe kapaciteteve reaguese për këtë sfidë.

Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë.

Operacioni ka filluar menjëherë me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit, parandalimin e ndotjes toksike mjedisore dhe evitimin e efekteve zingjirore ndaj shëndetit publik të qytetarëve.

Njësitë tona po punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet qendrore, lokale, shërbimet e emergjencave civile dhe popullatën lokale për të kthyer situatën në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme.

FSK mbetet e përkushtuar që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës në përputhje me detyrat dhe misionin e saj.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj: 16 vjet pas Opinionit të GJND-së, Kosova më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 16-vjetorin e Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare...

Ballkani mposhtet në Dublin, por kualifikimi mbetet i hapur

Ballkani është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra irlandeze, Bohemians në ndeshjen e parë...

Mitrovica shkëlqen në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, triumfon me rezultat të thellë ndaj Zimbru Chisinau

Kampionia e Kosovës në futbollin e femrave, Mitrovica, e ka nisur në mënyrën më...

Ronaldo do t’i japë fund karrierës me Portugalinë pas ndeshjes ndaj Uellsit

Cristiano Ronaldo raportohet se është gati të njoftojë pensionimin nga futbolli ndërkombëtar, pasi të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...