HomeEkonomiFMN vlerëson progresin e ATK-së në zbatimin e reformave të administrimit tatimor

FMN vlerëson progresin e ATK-së në zbatimin e reformave të administrimit tatimor

spot_img

Gjatë kësaj jave, Administrata Tatimore e Kosovës mirëpriti përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Frank van Brunschot dhe Jim Sorensen, me të cilët u zhvilluan takime dhe diskutime lidhur me progresin e arritur nga ATK-ja në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga FMN-ja, si dhe avancimin e reformave në fushën e administrimit tatimor.

Në kuadër të kësaj vizite, përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan progresin e konsiderueshëm të arritur nga ATK-ja në zbatimin e Planit Strategjik për periudhën 2022–2026, me theks të veçantë, forcimin e qeverisjes institucionale, menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes tatimore dhe funksionet kryesore të administrimit tatimor. Ata vlerësuan gjithashtu rezultatet pozitive në mbledhjen e të hyrave, duke krijuar një bazë më të fuqishme institucionale dhe operative për periudhën e ardhshme strategjike.

Njëkohësisht, u vlerësua orientimi i Strategjisë së ATK-së për periudhën 2027–2031, e cila synon të avancojë më tej transformimin institucional drejt një administrate më të digjitalizuar, të bazuar në të dhëna, të orientuar drejt tatimpaguesve dhe të fokusuar në rezultate konkrete.

Gjatë kësaj vizite është vlerësuar edhe progresi i arritur në programin e fazës III për Evropën Juglindore, të financuar nga EU-SECO, si dhe janë diskutuar prioritetet për mbështetjen e ardhshme të zhvillimit të kapaciteteve përmes Qendrës Rajonale për Asistencë Teknike për Evropën Juglindore (SEETAC) të FMN-së.

Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të rekomandimeve, si dhe bashkëpunimit të mëtejmë në avancimin e reformave.

ATK vlerëson bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili përbën një mbështetje të rëndësishme në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, forcimin institucional dhe modernizimin e administrimit tatimor në Kosovë.

Lajmet e Fundit

Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, kanë arrestuar pesë...

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit

Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore...

“Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi për sivjet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka...

Kurti pret albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes, vlerëson kontributin e tij për trashëgiminë kombëtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit albanologun...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...