HomeAktualeKurti pret albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes, vlerëson kontributin...

Kurti pret albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes, vlerëson kontributin e tij për trashëgiminë kombëtare

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit albanologun dhe studiuesin e njohur të eposit shqiptar, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.

Në këtë takim, Neziri ishte i shoqëruar nga studiuesja prof. dr. Ina Arapi, studiuesi prof. dr. Ardian Ahmedaja nga Universiteti i Vjenës, studiuesi arbëresh prof. dr. Nicola Scaldaferri nga Universiteti i Milanos, si dhe e bija, Shqipe Neziri Vela.

Përmes një postimi, Kurti ka vlerësuar punën shumëvjeçare të profesorit Neziri në mbledhjen, regjistrimin dhe studimin e këngëve kreshnike, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tij në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Sipas Kurtit, gjatë dekadave të punës së tij, Neziri ka mbledhur dhe regjistruar drejtpërdrejt këngë nga lahutarët shqiptarë, si dhe ka zhvilluar hulumtime në arkiva të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë ato të Universitetit të Vjenës dhe Universitetit të Harvardit.

Postimi i tij:

Mbrëmë pata kënaqësinë që, në Zyrën e Kryeministrit, të mirëpres njërin nga mbledhësit dhe studiuesit më të dalluar të eposit shqiptar, albanologun prof. dr. Zymer Ujkan Neziri.

Profesor Nezirin e shoqëronin edhe miq e bashkëpunëtorë të tij shumëvjeçarë, të cilët kishin ardhur për të kremtuar 80-vjetorin e lindjes së tij: studiuesja prof. dr. Ina Arapi dhe studiuesi prof. dr. Ardian Ahmedaja nga Universiteti i Vjenës, si dhe studiuesi arbëresh, prof. dr. Nicola Scaldaferri, nga Universiteti i Milanos. Në takim ishte e pranishme edhe e bija e profesorit, znj. Shqipe Neziri Vela.

Përgjatë dekadave të punës së tij të palodhshme, profesor Neziri jo vetëm ka mbledhur e ka regjistruar drejtpërdrejt këngë nga lahutarët shqiptarë, duke shpëtuar nga harresa një pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë gojore, por ka gjurmuar dhe ka hulumtuar edhe në arkiva të rëndësishëm ndërkombëtare, nga Universiteti i Vjenës deri tek Universiteti i Harvardit. Falë kësaj pune të përkushtuar, trashëgimia jonë kulturore është pasuruar me një korpus prej më shumë se 100 mijë vargjesh të këngëve kreshnike, të botuara në 15 vëllime, një pasuri e jashtëzakonshme për kulturën, kujtesën historike dhe studimet shqiptare.

Në këtë përvjetor të shënuar, profesor Zymer Ujkan Nezirit i shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për veprën e tij jetësore dhe kontributin e vyer në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare. I uruam shëndet, jetë të gjatë dhe shumë vite të tjera krijimtarie e pune të frytshme në shërbim të shkencës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Lajmet e Fundit

Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, kanë arrestuar pesë...

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit

Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore...

“Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi për sivjet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka...

Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...