HomeAktualeFFK nënshkruan marrëveshje të re partneriteti, Raiffeisen Bank bëhet sponsor gjeneral i...

FFK nënshkruan marrëveshje të re partneriteti, Raiffeisen Bank bëhet sponsor gjeneral i Kombëtares së Kosovës

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Raiffeisen Bank kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit, përmes së cilës Raiffeisen Bank bëhet sponsor gjeneral i Kombëtares së Kosovës.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u zhvillua në hotelin “Emerald”, në prani të stafit dhe futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, duke shënuar kësisoj rikthimin e Raiffeisen Bank si një prej partnerëve të rëndësishëm të FFK-së.
Presidenti Agim Ademi, e ka vlerësuar të veçantë rikthimin e Raiffeisen Bank në mbështetje të Kombëtares së Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e gjatë ndërmjet dy institucioneve.

“Sot po rikthehemi me një sponsor të kahmotshëm të Federatës dhe të Kombëtares. E ky është Raiffeisen Bank. Është banka më e mirë në Kosovë dhe banka më e njohur edhe në shumë pjesë të Evropës. Raiffeisen-i na ka ndihmuar në kohën kur kemi qenë të papranuar dhe na ka përcjellë deri në një kohë të caktuar kur kemi kaluar me sponsorë të tjerë. Dhe siç thotë një fjalë ‘futbolli na bashkon’. Dhe sot po na ribashkon me Raiffeisen Bank, si sponsor gjeneral i Kombëtares. Siç ju jeni bërë brend i Kosovës, brend i shtetit dhe i kombit, edhe sponsori ynë i ri është prej brendeve më të mira”, tha Ademi.

Ai tutje theksoi se është i lumtur që pas negociatave të gjata të dy palëve, është arritur marrëveshja e partneritetit, të cilën e cilësoi shumë të rëndësishme.

“Shpresoj se do të vazhdojmë sa më shumë dhe sa më gjatë me Raiffeisenin dhe me brendet e tjera që i kemi, sepse ju e dini Adidasi është brend botëror dhe Raiffeiseni është brend evropian. Kështu që të mirët gjithmonë e krijojnë një rreth me më të mirët”, shtoi Ademi.

Ndërkaq, drejtoresha Ekzekutive e Raiffeisen Bank në Kosovë, Anita Kovacic, tha se është e lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit, duke vënë në pah rolin e sportit në bashkimin e njerëzve dhe rëndësinë e punës ekipore, një vlerë që, sipas saj, e lidh ngushtë Raiffeisen Bank me futbollin.

“Futbolli i bashkon njerëzit, krijon momente të paharrueshme dhe frymëzon të rinjtë që ëndërrojnë ta përfaqësojnë vendin e tyre në arenën ndërkombëtare. Ky sport zë një vend të veçantë në jetën e njerëzve në Kosovë dhe ne jemi krenarë që vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e tij përmes partneritetit me Federatën e Futbollit të Kosovës. E falënderojmë FFK-në për besimin dhe mezi presim të shohim se çfarë mund të arrijmë së bashku, sepse, ashtu si në futboll, puna ekipore është çelësi i suksesit”, tha tutje drejtoresha ekzekutive e Raiffeisen Bank në Kosovë.

Marrëveshja e re e partneritetit shënon rikthimin e Raiffeisen Bank në krah të Kombëtares së Kosovës dhe një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, pasi kjo bankë njëherësh është edhe sponsor i Ligës së Parë.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...