HomeSportFFK-ja organizon kursin e radhës për Licencën UEFA GK B për trajnerë

FFK-ja organizon kursin e radhës për Licencën UEFA GK B për trajnerë

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të portierëve për Licencën UEFA GK B.

Kursi do të fillojë më 14 dhjetor 2026, ndërsa moduli i parë do të zhvillohet më 14, 15 dhe 16 dhjetor 2026.

Programi i kursit përfshin ligjërata teorike, aktivitete praktike, monitorime në klube dhe fazën e provimeve.

Pjesëmarrja në ligjërata dhe aktivitete praktike është obligative, ndërsa kandidatët duhet të jenë të përgatitur edhe fizikisht për ndjekjen e kursit.

Pas përfundimit të programit dhe kalimit me sukses të provimeve përkatëse, kandidatët do të pajisen me Licencën UEFA GK B, e cila është një nga kriteret për avancim drejt Licencës UEFA GK A.
Kriteret për aplikim janë: Dëshmi mbi shkollimin (minimum diploma e shkollës së mesme); Vërtetim nga Policia lidhur me dosjen penale; Certifikatë shëndetësore; Kopje e Licencës GK Nacional C dhe UEFA C; Formulari i aplikimit; Dëshmi mbi përvojën si trajner.

“Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë vetëm online, përmes platformës së aplikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (kliko këtu). Konkursi do të jetë i hapur nga data 9 nëntor deri më 27 nëntor 2026. Numri i kandidatëve që do të pranohen në këtë kurs është i kufizuar në 16 pjesëmarrës. Çmimi për pjesëmarrje në kurs është 700 euro. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar, aplikacionet e pakompletuara dhe dokumentet që nuk janë të skanuara qartë nuk do të merren parasysh”, ka njoftuar FFK-ja.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rastet me fruth po...

Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Nlnë përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret...

Dy futbollistë të FC Prishtinës ftohen te Përfaqësuesja U19 e Kosovës

Dy futbollistët e FC Prishtinës, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, janë ftuar nga Përfaqësuesja...

Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshjet me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...