HomeSport“Është përgjegjësi e tepërt”, ylli i Portugalisë refuzon ta veshë fanellën me...

“Është përgjegjësi e tepërt”, ylli i Portugalisë refuzon ta veshë fanellën me numrin 7 të Ronaldos

spot_img

Talenti portugez, Rodrigo Mora, ka përjashtuar mundësinë që të marrë fanellën ikonike me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë, pas tërheqjes së veteranit nga futbolli ndërkombëtar.

Futbollisti 19-vjeçar, i cili pati mundësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me Ronaldon gjatë muajve të fundit, e cilësoi si privilegj të veçantë përvojën e të luajturit përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Në një intervistë për DAZN, Mora foli me respekt për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për futbollin portugez.

“Kam qenë shumë me fat që kam luajtur me Cristianon dhe kam ndarë dhomën e zhveshjes me të. Ai është idhulli i të gjithëve. Ai është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe Portugalia i është jashtëzakonisht mirënjohëse për gjithçka që ka bërë”, deklaroi Mora, raporton Telegrafi.

I pyetur nëse do ta konsideronte mundësinë për të marrë fanellën me numrin 7, që për vite me radhë është identifikuar me Ronaldon, talenti portugez ishte i prerë në përgjigjen e tij.

“Jo, jo, jo, jo. Nuk po mendoj për këtë. Është përgjegjësi e tepërt. Numri 86 është në rregull”, u përgjigj ai me humor.

Kështu, pavarësisht mundësisë për të trashëguar një prej numrave më ikonë të futbollit portugez, Rodrigo Mora preferon të vazhdojë me numrin 86, duke mos dashur të marrë përsipër peshën e fanellës që për vite të tëra ka mbajtur Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rastet me fruth po...

Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Nlnë përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret...

Dy futbollistë të FC Prishtinës ftohen te Përfaqësuesja U19 e Kosovës

Dy futbollistët e FC Prishtinës, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, janë ftuar nga Përfaqësuesja...

Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshjet me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...