HomeAktualeE fundit| Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

E fundit| Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

spot_img

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë.

Ajo tha se nuk do ta pranonte të ishte kandidate e LDK-së për kryeministre nëse partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër.

“Nuk do të pranoja që të isha kandidate e LDK-së për kryeministre në qoftë se partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër”, deklaroi Bajrami në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Bajrami tha se situata aktuale politike nuk lidhet me zgjedhjet e brendshme të LDK-së, të cilat sipas planit pritet të mbahen në shtator apo nëntor të vitit 2027.

Ajo theksoi se, nëse nuk ka ndryshime pozitive dhe zgjedhjet zhvillohen në një garë të drejtë e të hapur, do të jetë njëra prej kandidateve.

“Në qoftë se nuk ka ndryshime pozitive, në situatën në të cilën jemi, nëse ka garë fer dhe të hapur unë do të jem njëra prej kandidateve”, deklaroi Bajrami./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e PISA 2025, Kosova mbetet nën mesataren e OECD-së

Janë publikuar rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) 2025, ku Kosova...

Abdixhiku reagon ndaj Hotit e Bajramit: Nuk rrotullohet shteti për një ambicie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur deklaratave të mbrëmshme të Avdullah Hotit...

Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar nga gjykata me...

Siguria, sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme janë themel i një Kryeqyteti që zhvillohet dhe ecën përpara

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Shefin e ri të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...