HomeAktualeDukagjini fiton Kupën e Kosovës

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës

spot_img

KF Dukagjini ka fituar për herë të parë në histori Kupën e Kosovës, pasi në finalen e katërt arriti ta mposhtë FC Ferizaj me rezultat 1-2, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Klan Kosova.

Finalja historike mes Ferizajit dhe Dukagjinit ishte paralajmëruar si një duel ku njëra skuadër do ta fitonte trofeun për herë të parë.

Klinasit kaluan të parët në epërsi me golin e Altin Mërlakut, ndërsa Ferizaj reagoi dhe barazoi rezultatin përmes Kushtrim Shabanit. Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në fund, kur Hekuran Berisha realizoi një supergol nga rreth 40 metra, duke përfituar nga dalja e portierit McKenzie nga porta.

Pak minuta para golit të fitores, Dukagjini kishte mbetur me 10 lojtarë pas përjashtimit të Erlis Xhemajlit, por edhe me një futbollist më pak arriti ta ruajë epërsinë dhe ta ngritë trofeun e parë të Kupës së Kosovës në histori të klubit, dhe daljen në Evropë.

Për Ferizajn kjo ishte një humbje e hidhur, sidomos pas paraqitjes shumë të mirë në pjesën më të madhe të takimit, ku skuadra ferizajase krijoi më shumë raste dhe u duk më kërkuese në fushë, dhe goditja e dytë e rëndë pas largimit nga elita.

Arsim Abazi e tërhoqi Ferizajn nga fusha në shenjë proteste ndaj gjyqtarit Genc Nuza.

Finalja e Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit nuk përfundoi pa tensione të mëdha në fundin e saj.

Trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, vendosi ta largojë skuadrën nga fusha rreth tre minuta para fundit të ndeshjes, në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor Genc Nuza.

Ferizajasit shpërthyen në reagime pas golit të fitores së Dukagjinit dhe disa vendimeve të arbitrimit që u kontestuan ashpër nga stafi dhe futbollistët e klubit bardhekaltër.

Abazi, i revoltuar me atë që e konsideroi padrejtësi në finale, urdhëroi lojtarët të largohen nga fusha, duke krijuar skena të pazakonta në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja u karakterizua nga tensione të shumta në minutat e fundit, sidomos pas përjashtimit të Erlis Xhemajlit dhe golit spektakolar të Heluran Berishës, që i dha Dukagjinit trofeun e parë të Kupës së Kosovës në histori. /Klan Kosova

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...