HomeAktualeDita e dytë e fushatës: Partitë zbarkojnë në qytetet e Kosovës me...

Dita e dytë e fushatës: Partitë zbarkojnë në qytetet e Kosovës me tubime të shumta

spot_img

Në kuadër të ditës së dytë të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, subjektet politike po vazhdojnë aktivitetet e tyre me tubime në komuna të ndryshme të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë tubim në Istog në ora 17:00, ndërsa në Pejë në ora 19:30.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë disa tubime gjatë ditës, në Kaçanik dhe Han të Elezit në ora 17:00, në Shtime në ora 18:00, në Fushë Kosovë në ora 19:30 dhe në Prishtinë në ora 20:30. Në hapjen e fushatës në sallën “1 Tetori”, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, theksoi unitetin e partisë dhe gatishmërinë për sfidat politike, duke kritikuar qeverinë aktuale dhe mënyrën e shpërndarjes së mbështetjes financiare për qytetarët.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë tubime në Gjakovë në ora 18:00 dhe në Pejë në ora 19:30. Kryetari dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë hapjes së fushatës prezantoi programin e tij, duke premtuar ulje të çmimeve, rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe investime në ekonomi, energji dhe shëndetësi. Në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim në Rahovec në ora 20:00. Në hapjen e fushatës në Gjakovë, Ramush Haradinaj vlerësoi kandidatin për kryeministër, Ardian Gjinin, si një nga figurat më të përgatitura për udhëheqje, duke theksuar nevojën për bashkëpunim në tejkalimin e sfidave të vendit.

Fushata zgjedhore do të zgjasë gjithsej 10 ditë e shtatë orë dhe pritet të përfundojë më 7 qershor në ora 06:59./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...