HomeAktualeBeteja e fundit e UÇK-së

Beteja e fundit e UÇK-së

spot_img

Emërkura shënon ditën më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, nga ora 10:00 do të jenë para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në seancën ku pritet të shpallet verdikti përfundimtar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Për të sjellë të gjitha zhvillimet nga beteja e fundit e UÇK-së, Klan Kosova do të nisë një transmetim special që nga ora 07:00 e ditës së sotme.

Nga kryeqyteti i drejtësisë, do të jenë të pranishme ekipet tona, përfshirë gazetaren Rina Mujku, e cila e ka përcjellë këtë proces gjyqësor që nga ditët e para, pastaj ekipi i emisionit Rubikon me Adriatik Kelmendin, si dhe gazetari Fidan Jupolli.

Në fokus do të jenë zhvillimet para nisjes së seancës, vendimi, atmosfera në Hagë, reagimet nga familjarët, qytetarët dhe përfaqësues të institucioneve, si dhe çdo informacion që lidhet me aktgjykimin e gjykatës.

Ndërkohë, ekipe të shumta të Klan Kosovës do të jenë të shpërndara edhe në mbarë vendin, përfshirë në vendlindjet e katërshes, për të përcjellë hap pas hapi zhvillimet para verdiktit, momentin e shpalljes së tij, si dhe reagimet që do të pasojnë.

Në studio, Jehona Bajrami do ta nisë mëngjesin e së mërkurës me lidhje të drejtpërdrejta nga Haga dhe nga terreni në Kosovë, duke sjellë në kohë reale informacionet më të fundit.

Pjesë e transmetimit do të jenë edhe mysafirë nga fusha e drejtësisë, politika, gazetaria dhe shoqëria civile, me të cilët do të analizohet rëndësia e këtij vendimi, rrjedha e procesit gjyqësor dhe ndikimi që mund të ketë verdikti në Kosovë.

Klan Kosova do të jetë me publikun gjatë gjithë ditës, me edicione, lidhje direkte dhe analiza të vazhdueshme, për ta përcjellë nga afër një prej proceseve gjyqësore më të rëndësishme për Kosovën e pasluftës.

Lajmet e Fundit

Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit...

Qindra qytetarë mblidhen në sheshin Skenderbeu

Ka nisur atmosfera festive në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qytetarë të...

Kryegjytari shpjegon 234 ditët e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së

Kryegjyqtari i trupit gjykues, Charlie Smith, ka dhënë një pasqyrë të procesit gjyqësor ndaj...

Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...