Futbollisti i SC Gjilanit, Arjol Bllaca, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional për futbollistin më të dalluar të kësaj xhiroje.
Bllaca u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyeshme në ndeshjen kundër FC Malishevës, ku ishte protagonist kryesor në fitoren e Gjilanit me rezultat 3:2.
Ai realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, duke dhënë kontribut vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.
Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili bën vlerësimin për ndarjen e këtij çmimi, vendosi që epiteti “Ylli i Javës” për xhiron e 13-të t’i takojë pikërisht Arjol Bllacës.

