HomeAktualeArifi për aktgjykimin e Speciales: S'ka veprime nga Qeveria

Arifi për aktgjykimin e Speciales: S’ka veprime nga Qeveria

spot_img
Profesori Dritëro Arifi ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mungesë veprimi në raport me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se kritikat po i drejtohen gjuhës sepse nuk ka veprime konkrete.
Duke folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Arifi tha se problemi qëndron te distanca mes fjalës dhe veprimit.
Sipas tij, kritika është e pashmangshme kur nuk ka veprim nga pushteti.

“Nga të thënit në të bërë” – qysh është një fjalë – “është një det i tërë”. Pra kjo është e gjithë problematika jonë. Për këtë arsye ne po e kritikojmë gjuhën se s’po ka veprime. Kjo është problematika, s’kemi çfarë me kritiku kur s’ka asnjë veprim, realisht nuk ka veprim. Nga qeveria s’ka veprim, pikë. Shikoni, kanë kaluar 18 ditë. Sa letra i ka dërguar Kurti kryeministrave të pakten publikisht nuk e dimë. Pra zero është, pa lekë ajo, nuk kushton lekë me shkru një letër.

Ai theksoi se kanë kaluar 18 ditë dhe se publikisht nuk dihet sa letra i ka dërguar kryeministri Albin Kurti homologëve të tij. Arifi e cilësoi këtë si “zero”, duke shtuar se shkrimi i një letre nuk kushton asgjë.
Ai tha se nëse kryeministri i Kosovës dërgon letër, publiku do ta dinte, pasi të paktën gazetarët në Perëndim do ta kishin publikuar.
Arifi vlerësoi se nuk mjafton të thuhet se ka “shqetësime”. Sipas tij, duhet shpjeguar pse aktgjykimi është i papranueshëm dhe të paraqiten faktet se çfarë ka ndodhur.
“Nuk besoj që publiku nuk e kishte ditur nëse kryeministri i Kosovës e dërgon një letër, të paktën gazetarët në Perëndim e kishin publikuar. Pra, shteti punon me procedurë, dokumenti është letër. Pra që kjo është i papranueshëm, jo “kemi shqetësime”, po pse është i papranueshëm? Pra duhet me i tregu faktin pse është i papranueshëm, çka ka ndodhur… Sa letra i ka shkruar shteti i Kosovës? A e di kush?”, tha ai.

Lajmet e Fundit

Presidenti i zgjedhjeve deri më 4 tetor, ushtrimi i mëtejshëm i detyrës trajtohet shpejt përmes sqarimit kushtetues

Sot, në konferencë për media, Eugen Cakolli dhe Vullnet Bugaqku nga KDI, prezantuan analizën...

KPK shkarkon kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra...

Albin Kurti takon presidentin e ShBA-ve, Donald Trump

"Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,...

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”. Sonte në orën 19:00

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...