HomeAktualeArdian Gjini zgjedhet kryetar i AAK-së

Ardian Gjini zgjedhet kryetar i AAK-së

spot_img

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas 26 vitesh udhëheqje nga Ramush Haradinaj.

Në të njëjtin kuvend, Gjini është nominuar edhe si kandidat për kryeministër, duke marrë mbështetje nga delegatët dhe nga vetë ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, në fjalimin e tij, ka falënderuar bashkëpartiakët për rrugëtimin e përbashkët dhe ka theksuar se do të vazhdojë t’i shërbejë Kosovës edhe pas largimit nga drejtimi i partisë.

“Sot kryetar Ardian, ne besojmë në ty, besojmë të jesh prijësi ynë, të jesh prijësi i Kosovës, i listës sonë më të mirë. Ashtu siç i kam besuar vetes në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit. Përjetë me ty Ardian, përjetë Aleanca”, ka thënë Haradinaj.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...