Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka gjetur golin e parë për këtë sezon me fanellën e Dinamo Zagrebit, duke kontribuar në fitoren e thellë 4-0 ndaj Rudešit në javën e tretë të kampionatit kroat.
Hoxha ishte titullar dhe shënoi në minutën e 63-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij. 27-vjeçari zhvilloi një paraqitje të mirë dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar të takimit, transmeton Klankosova.tv.
Për Dinamon shënuan edhe Dion Drena Beljo dhe Lukas Kaçavenda, ndërsa Beljo realizoi dy herë, përfshirë një gol nga pika e bardhë.
Goli i Hoxhës vjen si sinjal pozitiv në fillim të sezonit, teksa sulmuesi shqiptar synon të fitojë një rol edhe më të rëndësishëm te gjiganti kroat dhe të vazhdojë me paraqitje të mira edhe me Kombëtaren shqiptare.

