HomeAktualeAmsterdami ndalon reklamat publike për mishin dhe karburantet fosile

Amsterdami ndalon reklamat publike për mishin dhe karburantet fosile

spot_img

Amsterdami është bërë kryeqyteti i parë në botë që ndalon reklamat publike për mishin dhe produktet e karburanteve fosile.

Që nga 1 maji, reklamat për hamburgerë, vetura me benzinë dhe linja ajrore janë hequr nga billboard-et, stacionet e tramvajit dhe metrotë.

Në një nga ndalesat më të frekuentuara të tramvajit në qytet, pranë një rrethrrotullimi të gjelbëruar me daffodilë të verdhë dhe tulipanë portokalli, peizazhi i reklamave ka ndryshuar dukshëm.

Tani aty promovohen Rijksmuseum, muzeu kombëtar i Holandës, dhe një koncert pianoje. Deri javën e kaluar, në të njëjtat hapësira reklamoheshin nuggets pule, SUV dhe pushime me kosto të ulët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Politikanët e qytetit thonë se kjo lëvizje synon të harmonizojë hapësirat publike të Amsterdamit me objektivat mjedisore të qeverisjes lokale.

Këto synime parashohin që kryeqyteti holandez të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050, si dhe që banorët të përgjysmojnë konsumin e mishit gjatë kësaj periudhe.

“Kriza klimatike është shumë urgjente,” tha Anneke Veenhoff nga Partia GreenLeft. “Nëse dëshironi të jeni lider në politikat klimatike dhe në të njëjtën kohë jepni me qira hapësirat publike për reklama që promovojnë të kundërtën, atëherë çfarë po bëni?

“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë pse komuna duhet të fitojë para duke dhënë me qira hapësirat tona publike për diçka që ne po përpiqemi ta luftojmë me politika,” shtoi ajo.

Lajmet e Fundit

IKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të japë qëndrim për 10 çështje, ndër to edhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës...

Kryetari i Aleancës: Koha e bllokadave mbaroi, do të jemi opozitë e pakompromis

Kryetari i Aleancës ka deklaruar se Kosova ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve,...

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim Kryeministrin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës...

Presidentja Shiroka Pula: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe qëndresën e brezav

Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...