HomeAktualeAbdixhiku: LDK drejt rikthimit të besimit, 20 mandate

Abdixhiku: LDK drejt rikthimit të besimit, 20 mandate

spot_img

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar votuesit, aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit, ku kjo parti mori 17.58 për qind, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të rikthimit të besimit ndaj LDK-së.

“Qytetarëve të Kosovës – mirënjohje për vlerësimin e dhënë dhe për mundësinë e dytë ndaj nesh. Nga dhjetori deri më sot nuk ka kaluar shumë kohë. Në çdo normalitet kohor, gjërat nuk do të ndryshonin kaq shpejt. As gjashtë muaj diferencë mes dy palë zgjedhjeve. Por për LDK-në, dhe vetëm LDK-në e askënd tjetër, ishte ndryshe. Këtë herë për të mbarë. Nga një krizë historike me apetite e projekcione të errëta, drejt një stabiliteti të ri. Drejt rikthimit të besimit duke qenë të vërtetë dhe duke qenë vetja. Dhe kjo është pasuria më e madhe që kemi sot. Qëndrojmë si LDK me 20 mandate”.

“Veprimtarëve tanë të palodhur – ju faleminderit! Ju jeni arsyeja e këtij rikthimi, prandaj kokën lart. Ju zotohem se nuk do të lejojmë që mundi juaj të shpërdorohet më nga asnjë protagonizëm individual. LDK-ja juaj është në rrugën e drejtë. Bashkimi sapo ka nisur; dhe siç ju kemi thënë ky bashkim nuk do të ndalet. Do të vazhdojmë angazhimin tonë gjithandej Kosovës. Që nga sot madje. Ka ende shumë njerëz që presin ftesën tonë, shumë energji të mira e të reja që duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka thënë se përpara kanë edhe reforma të thella të brendshme. “Na duhen njerëz që i japin vizionit tonë, që ndërtojnë bashkë me ne, e jo të tillë që vetëm marrin pa dhënë, pengojnë e shpresojnë në rrënim kolektiv për përfitim individual. Këto reforma do t’i bëjmë. Me prioritet, shpejtë dhe qartë si kurrë më parë. Por përtej vetes sonë, tani është koha t’i japim vendit drejtim. Kosova jonë vazhdon të jetë në krizë. Kosova jonë ka nevojë për stabilitet. LDK për të dytën herë arriti të krijojë parakushte për balancë demokratike para kontrollit absolut. Nuk ishte e lehtë. Pa punën tonë Kosova do të dukej e frikshme. Tani na duhet maturi, vizion, dhe apetit për zhvillim të vendit. Prandaj, një rrugë e gjatë na pret përpara. Dhe këtë rrugë do ta ecim bashkë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për një garë demokratike dhe për rezultatin e tyre zgjedhor. “Le ta shfrytëzojmë këtë rezultat për ta bërë vendin siç e meriton. Falënderoj poashtu të gjithë ata që na uruan, inkurajuan e ofruan veten për drejtimin përpara. Ishit të shumtë, ishin me zemër, ishin me plot dashni – sepse kjo shtëpi vërtetë është e juaja; dhe shtëpia duhet nuk lakmohet”, ka thënë ai.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...