Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mirëpriti delegacionin e përbashkët të GAVI, UNICEF dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutuan arritjet, sfidat dhe prioritetet e Programit të Imunizimit, me fokus në rritjen e mbulueshmërisë me vaksina, përmirësimin e shërbimeve të imunizimit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Drejtoresha Ekzekutive e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i deritanishëm do të vazhdojë për avancimin e mëtejmë të Programit të Imunizimit në Kosovë.
Delegacioni vizitoi gjithashtu Depon Qendrore të Vaksinave, ku u njoh nga afër me sistemin e zinxhirit të ftohtë, si dhe me kapacitetet për ruajtjen dhe menaxhimin e sigurt të vaksinave.
IKSHPK mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e Programit të Imunizimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.

