Një turne futbolli në fshatin Tirilbasa në Indi ka tërhequr vëmendje për mënyrën e pazakontë të shpërblimit të fituesve.
Në garën ku morën pjesë 64 ekipe nga fshatrat përreth, kampionia NCS Maudi fitoi 15 mijë rupi dhe tri dhi, ndërsa edhe ekipet e tjera të renditura u shpërblyen me para dhe dhi.
Organizatorët thonë se dhitë janë pjesë e traditës së komunitetit indigjen Ho dhe përdoren në festa e ceremoni, ndaj konsiderohen trofe me vlerë kulturore.
Turneu u zhvillua paralelisht me atmosferën e Kupës së Botës FIFA dhe synon të promovojë futbollin dhe talentet lokale./Klankosova.tv

