HomeSportBeshiktash shfaqet sërish, kërkon negociata për Asllanin

Beshiktash shfaqet sërish, kërkon negociata për Asllanin

spot_img

Kristjan Asllani vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesorë të Beshiktashit në merkaton e verës. Pas periudhës që mesfushori shqiptar kaloi në formë huazimi me klubin turk, drejtuesit turq nuk kanë hequr dorë nga dëshira për ta mbajtur përfundimisht në skuadër dhe pritet të rikthehen në tryezën e negociatave me Interin me një ofertë të re.

Sipas raportimeve të mediave turke dhe italiane, pengesa kryesore në bisedime mbetet vlera e kartonit të futbollistit. Interi e vlerëson Asllanin me rreth 11 milionë euro, një shifër që Beshiktashi e konsideron të lartë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit turk po përgatisin një ofertë të re, me synimin për të bindur zikaltërit të ulin kërkesat financiare dhe të arrijnë një marrëveshje me kushte më të favorshme. Interi, nga ana tjetër, synon të përdorë të ardhurat nga shitja e mesfushorit shqiptar për të financuar afrimet e reja në repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje.

Sipas të përditshmes “Tuttosport”, Beshiktashi është gati të rikthejë në qendër të merkatos dosjen e Kristjan Asllanit sapo të krijohen kushtet e duhura për transferimin. E ardhmja e 24-vjeçarit do të varet edhe nga planet e Interit për sezonin e ri, pasi klubi italian pritet të marrë një vendim përfundimtar në javët e ardhshme. Nëse nuk do të ketë hapësira për shqiptarin në skuadrën zikaltër, një transferim i përhershëm te Beshiktashi mbetet një mundësi konkrete. Megjithatë, Beshiktashi nuk është i vetmi klub që po ndjek nga afër situatën e Kristjan Asllanit.

Në garë për mesfushorin shqiptar është rikthyer edhe Kaljari, i cili kishte shfaqur interes që në fazat e para të merkatos, por më pas ishte tërhequr për shkak të kërkesës së lartë financiare të Interit.

Së fundmi, drejtuesit e klubit sard kanë vendosur ta rihapin dosjen e Asllanit dhe të rikthehen në bisedime, duke besuar se mund të përfitojnë nëse zikaltërit zbusin pretendimet e tyre ekonomike ose pranojnë një formulë më të favorshme transferimi.p, raporton BallkanWeb.

Interesimi i Kaljarit pritet ta shtojë ndjeshëm konkurrencën për kartonin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, ndërsa javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. Për momentin, Interi vazhdon ta vlerësojë Asllanin me rreth 11 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta lërë të largohet pa përmbushur kërkesat e tij financiare.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...