Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës të shtunën, më 27 qershor 2026, në ora 11:00.
Sipas njoftimit të zëdhënësit të KQZ-së, në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.
Pas përfundimit të mbledhjes pritet që të bëhet publikimi zyrtar i rezultateve finale të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%, shkruan KlanKosova.tv.
Në bazë të këtyre rezultateve këta do të jenë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

