HomeSportCAS i jep të drejtë FFK-së në rastin e FC Prishtinës

CAS i jep të drejtë FFK-së në rastin e FC Prishtinës

spot_img

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (Court of Arbitration for Sport –CAS) ka vendosur në favor të Federatës së Futbollit të Kosovës në çështjen e iniciuar lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (GJAS) në rastin e FC Prishtina.

CAS ka vërtetuar si të drejtë vendimin e FFK-së për moslicencimin e FC Prishtina për edicionin garues 2023/24 për garat evropiane, duke i dhënë legjitimitet të plotë veprimeve të saj në përputhje me rregulloret në fuqi.

Me këtë rast, CAS ka konfirmuar qartë se FFK-ja nuk i nënshtrohet juridiksionit të GJAS-it, duke konfirmuar në këtë mënyrë autonominë dhe pavarësinë e saj si organi më i lartë i futbollit në vend.

Në pikën 186 të vendimit, Paneli thekson që nga provat e paraqitura në seancë rezulton se nuk ka pasur kundërshtime lidhur me faktin që FC Prishtina ishte trajnuar për procesin e licencimit nga menaxheri i licencimit të FFK-së, Bajram Shala dhe ishte njoftuar qartë e me kohë se shkalla e tretë e ankesës ishte në CAS në Zvicër.

Për më tepër, klubi duhej të kishte marrë në konsideratë edhe statutin e FFK-së dhe Rregulloren e UEFA-s për licencimin e klubeve, i cili thekson se, në rast se një federatë anëtare ka të përcaktuar një tribunal arbitrazhi, atëherë është pikërisht ky organ që vendos mbi juridiksionin e sistemit të licencimit të klubeve.

Ndërsa më tej në vendim saktësohet që, Statuti i FFK-së përcakton organin kompetent për çështjet e licencimit në Nenin 58. Ndërkohë, interpretimi i kombinuar i Nenit 67.1 me Nenin 58, e bën të qartë se vendimet e Organit të Apelit për Licencim mund të kundërshtohen vetëm në CAS në Lozanë, sipas dispozitave statutore. Duke marrë parasysh edhe përkufizimin statutor të CAS-it me seli në Lozanë, rezulton se organi kompetent ishte CAS-i në Zvicër dhe jo GJAS në Kosovë.

Në përfundim të vendimit, Paneli vlerëson se GJAS nuk kishte juridiksion për të shqyrtuar ankesën kundër vendimit të shkallës së dytë.

Ky vendim i CAS-it, përtej një fitoreje juridike, përbën një dëshmi të fuqishme të pozitës ndërkombëtare të FFK-së dhe të respektimit të standardeve të organizimit të futbollit sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s. Në thelb, CAS ka riafirmuar parimin se federatat kombëtare të futbollit gëzojnë autonomi të plotë në vendimmarrje dhe nuk mund t’i nënshtrohen ndërhyrjeve apo juridiksioneve të jashtme që cenojnë këtë pavarësi.

Triumfi i FFK-së në këtë rast është gjithashtu një mesazh i fuqishëm për të gjitha palët e përfshira në futbollin kosovar se respektimi i hierarkisë institucionale dhe i rregullave ndërkombëtare është i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sportit.

Ky vendim njëherësh forcon besimin në institucionet e futbollit dhe krijon një precedent të rëndësishëm për të ardhmen, si një hap përpara drejt konsolidimit të sistemit të futbollit në Kosovë, ku ligji sportiv, autonomia institucionale dhe standardet ndërkombëtare janë të padiskutueshme.

FFK-ja del nga ky proces më e fortë, më e qartë në kompetencat e saj dhe më e vendosur për të mbrojtur integritetin e futbollit në vend, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha klubet anëtare.

Federata e Futbollit të Kosovës i shpreh mirënjohje përfaqësuesit të saj ligjor, Fis Murati, për punën dhe profesionalizmin e treguar në këtë proces.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...