HomeAktualeKOMF-i, subjekteve politike: Shmangin çdo formë të përfshirjes së fëmijëve në aktivitetet...

KOMF-i, subjekteve politike: Shmangin çdo formë të përfshirjes së fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore

spot_img

Raportimet nga terreni gjatë ditëve të fundit tregojnë që fëmijët po përfshihen dhe përdoren nga subjektet politike për promovimin e aktiviteteve dhe mesazheve të tyre politike.

Nisur nga kjo situatë, KOMF-i u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmangin çdo formë të përfshirjes së tyre në aktivitetet e fushatës zgjedhore. “Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës. KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë veprimet dhe masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e KOMF-it.

Njëkohësisht, KOMF-i u bën thirrje prindërve që të mos i ekspozojnë fëmijët ndaj aktiviteteve politike dhe të mos i përfshijnë ata në asnjë formë në fushatat elektorale, përfshirë pjesëmarrjen në tubime, aktivitete promovuese apo ngjarje të organizuara nga partitë politike. “Po ashtu, KOMF fton mediat që mbulojnë procesin zgjedhor të luajnë një rol aktiv në monitorimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve gjatë fushatës dhe të raportojnë rastet e përfshirjes së tyre për qëllime politike, duke garantuar në çdo rast mbrojtjen e identitetit, privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës”, është theksuar në reagimin e KOMF-it.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...