HomeAktualeNë fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes Lija...

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive

spot_img

Bazuar në rezultatet e analizave diagnostike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë të deleve në fshatin Delloc, Komuna e Suharekës.

Mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, vendos masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në Kosovë.

Masat zbatohen në gjithë territorin e republikës se Kosovës (varësisht nga situata masat mund të ndryshojnë)

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalohet lëvizja e kafshëve dele dhe dhi nga fermat, tregtimi në tregje dhe shitblerja;

b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.

c) Obligohen fermerët mbajtës të deleve dhe dhive që për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje

d) Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.

e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;

f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta dele dhe dhi.

IV. Obligohen Policia e Kosovës, organet Komunale që në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...