HomeAktualeKongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë

Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë

spot_img

Dy kongresistë amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin në Presidencën e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas saj, ata do të kenë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Delegacioni amerikan gjatë vizitës në rajon pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të institucioneve të sigurisë ndërkombëtare dhe vendore.

Po ashtu, janë paraparë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kongresisti Keith Self ka folur për sfidat mes shqiptarëve dhe Serbisë, duke theksuar nevojën për njohje më të mirë të situatës në terren.

Ndryshe, vizitën e tyre në Kosovë ata e kanë nisur me një takim edhe me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe atë për kryeministër, Lumir Abdixhiku. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet maksimal

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për...

Autoritetet e Kosovës marrin në kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore...

Hamza prezanton pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u ka...

Komunat po përballen me ndërhyrje në kompetencat e tyre në aspektin juridik dhe financiar

Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...