Homeballine 2Vushtrria kampione e Ligës së Parë, rikthehet në Superligë bashkë me Feronikelin...

Vushtrria kampione e Ligës së Parë, rikthehet në Superligë bashkë me Feronikelin 74

spot_img

Ka përfunduar edicioni garues në Raiffeisen Ligën e Parë, me një xhiro të fundit tejet interesante dhe vendimtare për kreun e tabelës dhe garën për barazh.

Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë dhe ka siguruar rikthimin direkt në Albi Mall Superligë, pas fitores së madhe në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, me rezultat 3:1. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku e mbylli kampionatin në vendin e parë me 75 pikë.

Ndeshja në Gjakovë nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me golin e Dardan Jasharit. Megjithatë, Vushtrria reagoi në pjesën e dytë. Fillimisht rezultati u barazua në minutën e 51-të, pas një aksioni ku topi përfundoi në rrjetë pas devijimit të Urim Statovcit dhe ndërhyrjes së pasuksesshme të mbrojtjes vendase.

Në minutën e 77-të, Urim Statovci shënoi nga pika e bardhë për 2:1, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Erjon Krasniqi realizoi golin e tretë dhe vulosi fitoren e madhe të Vushtrrisë.

Me këtë fitore, Vushtrria u rikthye në elitën e futbollit kosovar pas gjashtë edicioneve në Ligën e Parë. Ky rikthim vjen pas një gare të fortë dhe dramatike deri në xhiron e fundit.

Në Superligë është rikthyer edhe FC Feronikeli 74, që në xhiron e fundit shënoi fitore ndaj Ramiz Sadikut në Prishtinë, me rezultat 2:0. Golat për skuadrën nga Drenasi u realizuan nga Kreshnik Bahtiri në minutën e 20-të dhe Avni Selmani në minutën e 80-të.

Feronikeli 74 e mbylli kampionatin në vendin e dytë me 74 pikë dhe siguroi rikthimin në Superligë pas vetëm një edicioni të kaluar në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Ndërkohë, Liria siguroi pjesëmarrjen në barazhin e Ligës së Parë, pas fitores bindëse në udhëtim ndaj Dinamos së Ferizajt, me rezultat 5:1. Skuadra prizrenase realizoi të pesë golat në pjesën e parë, përmes Dijar Nikqit, i cili shënoi dy herë, si dhe Muhamed Useinit, Albion Kurtajt e Vigan Ademit.

Liria dhe Dinamo e përfunduan kampionatin me nga 71 pikë, por skuadra prizrenase u rendit e treta falë bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella.

Vëllaznimi, pas humbjes ndaj Vushtrrisë, përveç se mbeti pa rikthim në elitë mbeti edhe jashtë garës për barazh, duke e përfunduar kampionatin me 70 pikë.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...