HomeAktualeAlbulena Haxhiu: Numri 116 mbetet zgjedhja e duhur për qytetarët

Albulena Haxhiu: Numri 116 mbetet zgjedhja e duhur për qytetarët

spot_img

Albulena Haxhiu ka njoftuar se sonte, në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë, është mbajtur tubimi për prezantimin e listës së kandidatëve të Lëvizja VETËVENDOSJE! për zgjedhjet.

Sipas saj, lista përbëhet nga 110 kandidatë, prej të cilëve 39 janë vajza dhe gra, duke reflektuar përkushtimin për barazi dhe përfaqësim dinjitoz.

Haxhiu theksoi se kandidatët vijnë nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe përfaqësojnë profesione e fusha të ndryshme, duke sjellë përvojë, integritet, profesionalizëm dhe energji të re për zhvillimin e vendit.

Ajo shtoi se numri 116 mbetet zgjedhja për qytetarët që kërkojnë vazhdimin e punës për zhvillim, drejtësi dhe përfaqësim serioz.

Postimi i saj:

Sonte, në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë mbajtëm tubimin madhështor për prezantimin e listës së kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kjo listë fituese përbëhet nga 110 kandidatë, prej të cilëve 39 janë vajza dhe gra, duke reflektuar kështu përkushtimin tonë për barazi dhe përfaqësim dinjitoz.

Kandidatët vijnë nga të gjitha qytetet tona dhe përfaqësojnë fusha dhe profesione të ndryshme, duke sjellë përvojë, integritet, profesionalizëm dhe energji të re për zhvillimin dhe përparimin e Republikës.

Numri 116 mbetet zgjedhja e duhur për qytetarët që kërkojnë vazhdimin e punës për zhvillim e drejtësi, si dhe për përfaqësim të denjë e serioz.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Përballem me një vendim të madh për Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara...

Të buzëqeshur e krah për krah: Vjosa Osmani takon Bill Clintonin

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara...

Parashikimi i motit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Kosova dhe Irlanda, aktivitetet zyrtare një ditë para ndeshjes

Një ditë para përballjes, Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Irlandës do të zhvillojnë...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...