HomeAktuale“Shqipëria progres të shpejtë për anëtarësimin në BE”, zbardhet raporti i PE-së

“Shqipëria progres të shpejtë për anëtarësimin në BE”, zbardhet raporti i PE-së

spot_img

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar sot me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, raportin për Shqipërinë, ku vlerësohet angazhimi i vendit tonë për tu bërë pjesë e BE-së si dhe inkurajohet vijimi i ritmit aktual të reformave për t’u anëtarësuar në Union, raporton TCh.

“Përshëndet / merr në dijeni ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe përshëndet progresin e shpejtë të bërë vitet e fundit; thekson nevojën për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit”, thuhet në paragrafin e parë të dokumentit të miratuar sot.

Në raport vihet theksi te korrupsioni, i cili konsiderohet sërish shqetësim serioz, teksa bëhet thirrje për garantimin e pavarësisë së SPAK-ut.

Në raport vihet theksi te korrupsioni, i cili konsiderohet sërish shqetësim serioz, teksa bëhet thirrje për garantimin e pavarësisë së SPAK-ut.

Eurodeputetët përmendin faktin se në vitin 2025, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka rënë nga vendi i 91-të në vendin e 80 dhe shtojnë se “Shqipëria duhet të forcojë më tej kapacitetet e posaçme policore, të konsolidojë rezultatet në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”.

Raporti ndalet gjithashtu edhe te çështja e imunitetit parlamentar për të cilin thotë se “Rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kuadrit kushtetues të projektuar për të garantuar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike; thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret në përputhje të rreptë me dispozitat kushtetuese dhe procedurat ligjore të vendosura, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të panevojshme”.

Në të njëjtën kohë eurodeputetët përmes amendamenteve të tyre kanë konfirmuar qëndrimin e pandryshuar sa i përket pavarësisë së SPAK-ut dhe ndalimin e kërcënimeve ndaj gjyqësorit.

“…mirëpret punën e vazhdueshme të institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë SPAK-un, dhe kërkon garantimin e pavarësisë së tyre të qëndrueshme, burimeve të mjaftueshme dhe kapacitetit operacional, pa kufizuar kompetencat hetimore dhe pa minuar punën e tyre;…rikujton se gjyqësori vazhdon të përballet me presione dhe kërcënime politike që rrezikojnë të minojnë pavarësinë e tij; nënvizon rëndësinë e zbatimit në kohë dhe të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, si një element thelbësor i shtetit të së drejtës dhe balancës institucionale”, vijon më tej raporti.

Lajmet e Fundit

PSG e mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Arsenalit pas penalltive

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale...

Kosova po rritet edhe jashtë fushës, kushte “luksi” për Kombëtaren

Në futbollin modern, rezultatet nuk ndërtohen vetëm në 90 minutat e ndeshjes. Ato janë...

Kurti vizitoi Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Investimet si Qeveri e Republikës janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i...

Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur nga Praga në prag të ndeshjes miqësore...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...